Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se, marketet duhet të kenë një vend të veçantë për produktet me vaj palme dhe ato me përbërje të qumështit.
Hoti tha se Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit janë duke bërë inspektime që kjo gjë të ndodhë.
“Inspektorati i Tregut së bashku më AVUK-un janë aktiv për t’u siguruar që në marketet tona të ndahen fizikisht brenda produktet që janë me vaj palme dhe produktet që janë me produkte të qumështit. Të janë të shënuara në mënyrë adekuate në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë blejnë dhe ta identifikojnë lehtë produktin që e blejnë”, tha Hoti.
Ai shtoi se janë pajtuar që Qeveria e Kosovës të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 për qind të çmimit që është në stok.
“Qeveria të merr përsipër që në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të merr përsipër të subvencionoj përfshirë prodhimin e qumështit në vlerën prej 25 për qind të çmimit të produkteve që është në stok. Në këtë drejtim do të subvencionojmë qumështin dhe produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si qumësht pluhur dhe me vaj palme. E kemi marr obligim që të ketë kontroll rigoroz të vajit të palmës dhe të qumështit pluhur që dihet që përpunuesit e qumështit janë duke i përpunuar dhe si po e përdorin në këto produkte”, ka shtuar ai.
Gani Durmishaj, kryetar i Shoqatës se përpunuesve të Qumështit ka thënë se janë pajtuar me këto qëndrime të Qeverisë, derisa theksoi se produktet me vaj të palmës përdoren në çdo vend të botës.
Ditë më parë, kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Ramadan Memaj kishte thënë për Telegrafin se sektori i prodhimit të qumështit në kulminacionin e krizës, e krejt kjo si pasojë e prezencës së madhe të vajit të palmës.
“Ne ka vite që jemi duke folur për këtë problem, jemi në kulminacionin e krizës së prodhimit të qumështit. Kemi pas takime me institucionet përgjegjëse dhe pavarësisht premtimeve që do të ndalet përdorimi i vajit të palmës kjo nuk ka ndodhur. Me mijëra litra qumësht në ditë janë duke u derdhur nga fermerët tanë për shkak të ngopjes së tregut me produkte me vajin kancoregjen të palmës”, kishte thënë Memaj.
Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesë për heqjen e produkteve me vajit të palmës nga tregu nuk ishin në takim. /Telegrafi/