Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti ka vizituar gjatë ditës njërën nga degët e LDK-së nga ku a thënë se lista e tyre e kandidatëve për deputetë është me njerëz me integritet e profesionalizëm.
Hoti tha se kjo listë është zgjedhja më e mirë.
“Lista e LDK-së, ka njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, prandaj është zgjidhja më e mirë për Kosovën”, shkruan Hoti.
Postimi i plotë:
Dega e Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së.
Nëpër çdo degë, kam parë energji shumë pozitive dhe mobilizim nëpër strukutura.
Lista e LDK-së, ka njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, prandaj është zgjidhja më e mirë për Kosovën.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/