Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
“Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.
Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota. /Telegrafi/