Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka demantuar lajmet se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme të Kuvendit.
“Asnjehere nuk kam thene se nuk marrim pjese ne seance te Kuvendit. Ne do te jemi prezent ne cdo seance te Kuvendit qe thirret ne menyre kushtetuese. Por, duke qene se jane mbajtur gjashte seanca dhe PDK me satelitet e saj e kane bojkotuar procesin e konstituimit te Kuvendit, eshte e pakuptimte te thirren seanca nga kryesuesi i seances derisa nuk qartesohet situata” (sic.), ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/