Site icon Telegrafi

Hoti: LDK së shpejti do t’i marrë përsipër reformat për agjendën evropiane

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në Strategjinë e re për zgjerim të BE-së është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sipas tij, Kosova është vendi i vetëm që nuk e ka të qartë afatin kohor të integrimit.

Hoti theksoi se LDK së shpejti do të marrë përsipër reformat për agjendën evropiane.

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Në strategjinë e re për zgjerim të BE-së është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova është vendi i vetëm që nuk e ka të qartë afatin kohor të integrimit.

Është e qartë se na mbetet neve si institucione të Kosovës të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të dëshmuar se Kosova është partner kredibil për integrim në BE, se nuk do të dërgojmë probleme në BE, por do të kontribuojmë në diversitetit të vlerave të BE-së.

Ne si LDK do të japim kontributin tonë në këtë drejtim. Ne mbesim partia më proevropiane në Kosovë, anëtare e Partive Popullore Evropiane. Të gjitha reformat që lidhen me agjendën e integrimeve evropiane ne do t’i përkrahim. Ne së shpejti, në QEVERINË EVROPIANE TË KOSOVËS, do të marrim vetë përsipër këto reforma”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version