Telegrafi

Hoti: LDK s’do të lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi sot se kjo parti do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Ai gjatë një takimi me Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, theksoi se si parti opozitare LDK do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda e saj eurointegruese.

Në takim u bisedua për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit. /Telegrafi/