Telegrafi

Hoti: Pas ratifikimit të demarkacionit, duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se kjo parti do të votojë pro marrëveshjes së demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja është e drejtë dhe nuk ndryshon nga ajo e vitit 2015.

“Sot personi që dikur sulmonte qeverinë për demarkacionin tash është kryeministër i vendit, e që tani si duket nuk është i interesuar ta lejojë futjen e gazit në sallën e Kuvendit”, ka shtuar Hoti.

Ai theksoi se pas ratifikimit të kësaj marrëveshje, kjo qeveri duhet të rrëzohet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja. /Telegrafi/