Site icon Telegrafi

Hoti: Ky vikend do të jetë më ndryshe, t’i respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore

Kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar se numri i rasteve me coronavirus në vend tashmë ka marrë hov.

Ai ka thënë se si rezultat i kësaj janë detyruar t’i rrisin masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Prandaj, ky vikend do të jetë më ndryshe. Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja, por ju lutem të siguroheni që t’i ndiqni rregullat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit anti COVID”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Numri i rasteve me #COVID19 tashmë ka marrë hov edhe në Kosovë. Jemi të detyruar t’i rrisim masat që të parandalojmë përhapjen e mëtejme të virusit.
Prandaj, ky vikend do të jetë më ndryshe. Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja, por ju lutem të siguroheni që t’i ndiqni rregullat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit anti COVID.

Në bazë të këtyre rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia COVID-19 si në vijim:

▶️ Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00

▶️ Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

▶️ Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

▶️ Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

▶️ Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit. /Telegrafi/

Exit mobile version