Site icon Telegrafi

Hoti: Ky buxhet është i duhur

Pas shumë vërejtjeve që mori për Projektligjin për buxhetin ministri i Financave Avdullah Hoti doli edhe një herë në foltore për të thënë se buxheti për vitin e ardhshëm është i duhur.

Sipas tij 380 milionë euro kanë më shumë të hyra për të mbuluar shpenzimet. “Kemi rritje të buxhetit për arsim, por cilësia është problem tjetër. Rritja e borxhit publik është më e vogël se në rajon.

Kemi klauzolën për projekte të rëndësishme për huazime me norma të interesit me 0.5 përqind, të ulëta.

Ka një gatishmëri të madhe për financimin e projekteve nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Rritja ekonomike kemi kapërcime reale me një rritje mbi 4.4 për qind. Ky buxhet e stabilizon zhvillimin ekonomik.

Punësimi po rritet, mbi 18 mijë veta kontribuues të rinj në Trust”, tha Hoti.Sipas tij të hyrat janë të larta edhe nga mbledhja e TVSH-së

Exit mobile version