Site icon Telegrafi

Hoti i kundërpërgjigjet Muratit për çmimet e shtrenjta në Kosovë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili të hënën akuzoi LDK-në se pse qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë vajin dhe grurin.

Murati tha sot se qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan.

E sipas Hotit, “po të mund të kufizohej me ligj rritja e çmimeve në ekonominë e tregut, sigurisht se gjermanëve, amerikanëve, britanikëve, e shumë të tjerëve që kanë ekonomi tregu, do u kishte ra ndërmend deri më tani”.

Lexo po ashtu Murati: Për shkak të LDK-së qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë vajin dhe bukën

Ai deklaroi se inflacioni mund të kufizohet me ligj, por vetëm në sistemet komuniste.

“Kosova është vend i lirë, me demokraci dhe ekonomi të tregut, e shpallur më 2008, e kundërshtuar nga disa, por tani është realitet që detyrimisht duhet respektuar, përfshirë disa që kanë bindje tjera dhe që stuhia i solli në qeveri”, shkroi ish-kryeministri Hoti në Facebook.

Exit mobile version