Telegrafi

Hoti i kundërpërgjigjet deputetit të PDK-së: Kemi mbi dhjetë tërheqje të njohjeve, nëse mendoni se mundeni pa SHBA-të tregoni

Foto: Arkiv

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj se mos aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare është një hegjemoni e re serbe në raport me Kosovën.

Hoti tha se janë mbi dhjetë tërheqje të njohjes ndaj Kosovës në tri vitet e fundit.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, Kosovës ia ka sjell një njohje.

Lexo po ashtu Hoxhaj: Mini-Shengeni do ta izolonte Kosovën në rajon

“Kjo është për PDK-në, kemi mbi dhjetë tërheqje të njohjeve në tri vitet e fundit. Po citoj faktet e mia. E kemi ndal këtë trend negativ dhe kemi sjell një njohje”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti po ashtu tha se le të dal dhe të tregoj dikush nëse mendon që mund t’i koordinojë punët e shtetit pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/