Site icon Telegrafi

Hoti kritikon Qeverinë: Protokolli e tregon saktë kur mbyllen shkollat, mos t’ua lemë këtë përgjegjësi drejtorëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë në Kuvendin e Kosovës se pavarësisht se kjo qeveri nuk e ka sjell këtë pandemi, sipas tij veprimet e saj do të jenë vendimtare për jetën e njerëzve.

Hoti thotë se mbyllja e qendrës së vaksinimit te salla 1 Tetori dhe zhvendosja në Emshir ua vështirëson qytetarëve procesin e vaksinimit.

Deputeti opozitar thotë se shqetësuese është situata me pandeminë në shkolla.

“Shumica nga ne kemi nxënës në shkolla fillore e të mesme. Mbyllja e shkollave është lënë nën përgjegjësinë e drejtorëve të shkollave. Kjo nuk shkon kështu”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Janë protokollet e qarta se sa nxënës pasi të infektohen mbyllet klasa apo shkolla. Pra duhet të ndiqen këto protokolle, pasi runa Zot nëse iu ndodh diçka të nxënësit apo arsimtarët në mungesë të përcjelljes strikte të protokolleve”, deklaroi ndër të tjera Avdullah Hoti./Telegrafi/

Exit mobile version