Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha sot se Kosova nuk ka politikë të jashtme efektive, ndërsa shkarkimin e ambasadorëve e ka quajtur hakmarrje të pastër politike.
Hoti në Kuvendin e Kosovës ku po debatohet për politikën e Jashtme tha se ka mjaftuar një vit i qeverisjes Kurti tha se Kosova të s’postohet nga harta e investimeve strategjike.
“Politika e jashtme nuk bëhet me ligjërata e forume në organizata”, tha Hoti, duke shtuar se kjo bëhet duke i ruajtur miqësitë, duke i harmonizuar qëndrimet e duke i ndjekur këshillat e partnerëve strategjikë.
Hoti nga LDK më tej theksoi se ka mjaftuar një vit i qeverisjes Kurti tha Kosova është s ‘postuar nga harta e investimeve strategjike të mos shihet si partner strategjik, raporton Telegrafi.
“Degradimi është i pritshëm kur roli i kreut të shtetit është minimizuar në miratues të heshtur të propozimit të qeverisë e jo akter dhe përcaktues i politikës së jashtme”, tha ai.
Më tej, deputeti i LDK tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë politikë të jashtme më të dobët.
Ai më tej tha se shkarkime e ambasadorëve janë hakmarrje e pastër politike.
Hoti më tej foli për marrëdhëniet me SHBA, duke thënë se nuk janë në nivelin që duhet të jenë.
Deputeti nga radhët e LDK-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ka degraduar. /Telegrafi/