Site icon Telegrafi

Hoti: Kosova meriton të pranohet në INTERPOL

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova meriton të pranohet në Interpol.

“Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova meriton të pranohet në Interpol. Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim. Falënderim për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Presim që votimi të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version