Site icon Telegrafi

Hoti: Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se Kosova ka formalizuar edhe një marrëveshje të arritur në Washington.

Marrëveshja e formalizuar është ajo për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Hoti thotë se kjo marrëveshje e cila ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së ShBA për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvill të ShBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurim i riskut politik dhe grante për ndihmë teknike.

“Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në. Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka thënë se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maskimalizimit të efekteve ekonomike të marrëveshjes së Uashingtonit.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version