Telegrafi

Hoti konsultohet me shoqërinë civile për agjendën e reformave evropiane

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me organizata të shoqërisë civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane.

Takimi mbahet në ora 11:00 në Qeverinë e Kosovës.

Hoti gjatë ditës po ashtu do të vizitojë Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. /Telegrafi/