Telegrafi

Hoti pret të hënën delegacionin amerikan, mes tyre dhe Richard Grenell

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pret nesër në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Delegacionit do t’i bashkohen edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Lexo po ashtu Ambasada amerikane jep detaje të vizitës së Grenell në Kosovë

Vizita bëhet në kuadër të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington.

Më shumë detaje të kësaj vizite do të bëhen të ditura nesër në mëngjes, njofton Zyra e kryeministrit të Kosovë.