Telegrafi

Hoti: Kompetencat e mia kushtetuese për të udhëhequr dialogun nuk mund t’ia jap dikujt tjetër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun me Serbinë do ta udhëheq ai, dhe se kompetencat e tij nuk do t’ia jap dikujt tjetër.

Hoti këto komente i bëri gjatë prezantimit të platformës së dialogut me Serbinë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Akademia i jep kredibilitet çështjeve dhe në aspektin profesional. Në thelb të kësaj kornize është ndërtimi i konsensusit shtetëror, e cila nënkupton një qeveri të qëndrueshme karshi dialogut. Nuk mund të lejoj që kompetencat e mia kushtetuese t’ia jap dikujt tjetër”, ka thënë Hoti, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Thaçi e quan Qeverinë Hoti "Qeveri të pakicës shqiptare"

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se me heqjen e masave të reciprocitet nga ana e Qeverisë së Kosovës shpreson dhe beson që në një të ardhme të afërt do të rifillojë procesi i dialogut, dhe siç tha ai Serbia nuk ka asnjë pretekst për vonesa të dialogut. /Telegrafi/