Site icon Telegrafi

Hoti komenton vizitën e Kurtit dhe Osmanit në veri: Disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot ka komentuar vizitën e djeshme të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit dhe kreut të VV-së, Albin Kurti në veri të Mitrovicës.

Kryeministri në detyrë, Hoti ka thënë se kauzat për fushatë duhet lënë anash nga partitë politike, derisa tha se veriu i Mitrovicës është territor i Kosovës pa asnjë dyshim.

“Me disa kauza dhe çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore, ai është territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejt të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti, transmeton KP.

Këto komente Hoti i bëri gjatë nderimeve tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 24 vjetorin e rënies së tij dhe dy bashkëluftëtarëve, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Exit mobile version