Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kërkuar që koalicioni PAN të ndalet, pasi sipas tij ky koalicion po rrezikon çdo gjë që është arritur deri më sot.
Hoti në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se koalicioni PAN po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje.
Sipas tij, zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur dëmin që po i bëhet Kosovës.
“Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtet ndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet. Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook. /Telegrafi/