Site icon Telegrafi

Hoti: Koalicioni PAN po e përdor buxhetin për pazare me PSD-në, vetëm të qëndrojnë në pushtet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar partitë në pushtet, në lidhje me votimin e buxhetit për vitin 2019.

Hoti ka shkruar në rrjetin social facebook, se koalicioni PAN po e përdor buxhetin për pazare politike me PSD-në, vetëm për të qëndruar në pushtet.

“Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010).  Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti në facebook.

Postimi i plotë:

Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet

Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010).

Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e vërteta.

Buxheti edhe ashtu ka shumë probleme, siç janë:

– shpërndarja e investimeve kapitale nëpër komuna mbi baza politike,

– rritja enorme prej 27% e shpenzimeve për mallra,

– ulja e investimeve kapitale që mbulohen nga të hyrat e rregullta,

– mos reflektimi në buxhet i disa ligjeve që kanë implikime buxhetore etj.

Me këto pazare politike vetëm sa zgjatet agonia institucionale që ka kapluar vendin me greva në shumë sektorë.

LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj maskaradë, e cila duhet marrë fund sa më parë.

Exit mobile version