Site icon Telegrafi

Hoti: Kishim marrëveshje me Serbinë për kthimin e Listën Serbe në Kuvend dhe për RYCO-n

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor e Ballkanit Perëndimor (RYCO) do të udhëhiqet nga një serb. Kosova është pajtuar për këtë, ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për gazetën austriake “Der Standard”.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se lajmi për kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është kontribut i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Kosova dhe Serbia janë marrë vesh paraprakisht që në këmbim të rikthimit të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, Kosova të pajtohet me propozimin e pesë shteteve tjera (Shqipëri, Mali i Zi, Bosnje, Serbi dhe Maqedoni) që përfaqësuesi serb të jetë sekretar gjeneral në RYCO”, ka bërë të ditur Hoti. “Kjo është e vërteta e çështjes në fjalë. Natyrisht, e gjithë kjo marrëveshje nuk do të kishte mundësi të realizohej pa kontributin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë”. /Express/

Exit mobile version