Site icon Telegrafi

Hoti kërkon që të ratifikohen në Kuvend katër marrëveshje me Izraelin

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka njoftuar se ka bërë kërkesë për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvend për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit.

Kërkesën ai e ka dërguar në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Marrëveshjet që ka kërkuar Hoti të ratifikohen në Kuvend janë: Marrëveshja për tregti të lirë Kosovë- Izrael, ajo për eliminimin e tatitimit të dyfishtë Kosovë-Izrael, për lëvizje pa viza për qytetarët e dyjave vendeve si dhe marrëveshja për punësim sezonal të punëtorëve të Kosovës në Izrael.

Lexo po ashtu Zyrtare, Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Izraeli kanë lidhur marrëdhënie diplomatike zyrtarisht më 1 shkurt të vitit 2021.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version