Site icon Telegrafi

Hoti kërkon që Projektligjet për transformimin e FSK-së të shqyrtohen në fillim të seancës

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi që Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës të shqyrtohen në fillim të seancës.

Ai propozoi që Projektligjet për transformimin e FSK-së të renditen të parat, pastaj marrëveshjet.

“Ne propozojmë që tri ligjet për transformimin e ushtrisë të renditen të parat, pastaj marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj pikat tjera të rendit të ditës”, tha Hoti. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version