Telegrafi

Hoti kërkon që Kuvendi i Kosovës t’i shpall të jashtligjshme kazinot

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, ka thënë se Kuvendi urgjentisht duhet t’i shpall të jashtëligjshme kazinot dhe lojërat e fatit.

Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas vrasjes së të riut, sonte, në një kazino në Lipjan.

Lexo po ashtu Vritet një person në Lipjan

Postimi i Hotit:

“Sonte nje i ri qenka vrare ne Lipjan ne kazino. Ngushellimet me te thella familjes dhe miqve te tij. Kjo eshte nje dite zie tjeter per Lipjanin, pas aksidentin tragjik ne Duhel, dhe per gjithe Kosoven. 

Kuvendi i Kosoves duhet urgjent te shpall te jashteligjshme te gjitha kazinot dhe lojerat e fatit. 

Kuvendi duhet te hedh poshte edhe iniciativen e Qeverise qe parasheh zhvillimin e lojerave te fatit e kazinove, si mundesi per punesim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/