Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë duke e analizuar sjelljen e kryeministrit Ramush Haradinaj karshi marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.
Hoti në një konferencë për media tha se po analizojnë sjelljen e kryeministrit karshi kësaj marrëveshje pasi sipas tij, ai i ka vënë flakën Kuvendit, kanë djegur institucionet dhe kanë përdorur dhunë.
“Pritjet tona si LDK janë që ai të sjellë marrëveshje të re me Malin e Zi, ku e çon kufirin atje ku ai pretenduar dhe ku ka kërkuar nga Komisionit i Bulliqit t’ia vizatojë në hartat e tij”, tha Hoti. /Telegrafi/