Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kanë hyrë në dialog me Serbinë që të arrihet një zgjidhje përfundimtare.
Kryeministri ka pohuar se qeveria që ai drejton nuk ka frikë që t’i qaset dialogut,transmeton Telegrafi.
“Kjo qeveri nuk ka frikë t’i qaset dialogut e të ulet në tavolinë sepse parimet janë të qarta. Nuk kam frikë të ju qasem të gjitha temave. Nuk kemi hyrë në procesin e dialogut për një zgjidhje të përkohshme, por për një zgjidhje përfundimtare, që i normalizon përgjithmonë raportet me Serbinë”, ka thënë ai para mediave.
Hoti ka pohuar se me Serbinë janë duke dialoguar si dy shtete të barabarta dhe se tema e asociacionit është temë e mbyllur./Telegrafi/