Site icon Telegrafi

Hoti: Kam pasur presion nga kryeministri për të çuar projektin e autobusëve përpara

Ministri i financave, Avdullah Hoti, në emisionin Zona B në Klan Kosova ka folur për çështjen e trafikut urban në kryeqytet dhe sfidat me të cilat është përballur ai për zhvillimin e këtij projekti.

“Mendoj që nuk ka pasur nevojë të vijmë deri këtu. Kam qenë në presion të vazhdueshëm edhe të kryeministrit që të çoj këtë projekt përpara”, tha Hoti.

“Jemi dakorduar për të gjitha kushtet që nga shtatori dhe vazhdimisht kam insistuar që të plotësohet ky kusht ligjor i cili është plotësuar sot”, tha ai.

“Kushtet e kredisë jane finalizuar gjatë verës së vitit të kaluar dhe kemi qenë të gatshëm të nënshkruajmë qysh në shtator, mirëpo komuna është dashur që të ofrojë garancion që nëse nuk kthehet pagesa e kredisë, komuna e Prishtinës duhet të marrë këtë përgjegjësi. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar dhe kam bërë presion që të plotësohen të gjitha kushtet ligjore siq është bërë sot trafiku urban. Edhe në pronësi të komunës së Prishtinës dhe komuna ka kërkuar garancion shtetëror po me kusht që komuna e Prishtinës merr përgjegjësinë për të kthyer kredi nëse trafiku urban nuk është në gjendje të kthej atë”.

“Kjo çështje ka pasur mundesinë të shkoj në kuvend qysh në shtator dhe kjo çështje do të ishte harruar deri sot”, tha Hoti.

Exit mobile version