Site icon Telegrafi

Hoti me kabinetin e tij nisen me autobus drejt Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me kabinetin e tij janë nisur drejt Shqipërisë me autobus.

Hoti ka thënë se dy qeveritë shqiptare do të takohen në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, transmeton Telegrafi.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti sipër fotografisë së publikuar.

Ndryshe, sot janë tri marrëveshje më të mëdha që pritet të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës [për Kosovën], linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.

Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim. /Telegrafi/

Exit mobile version