Site icon Telegrafi

Hoti: IRI konfirmon shqetësimet që kemi ngritur në vazhdimësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se hulumtimi  i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), që u publikua para disa ditësh, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, duke cituar raportin e IRI, tha se  gjithnjë e më pak qytetarë mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre, situatë kjo e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të lartë të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës.

“Dështimi më i madh i Qeverisë është në ‘përmbushjen e premtimeve elektorale’: në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”, ka shkruar Hoti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai tha se “tri problemet më të madha janë: inflacioni,  papunësia dhe kujdesi shëndetësor”.

“Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur.  60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta.  Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version