Site icon Telegrafi

Hoti: Me investitorët amerikanë Brezovicën do ta bëjmë qendër ndërkombëtare të skijimit

Kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkuriti, Avdullah Hoti, ka thënë se Brezovica do të kthehet në një qendër ndërkombëtare të skijimit!

Hoti, përmes një postimi dhe videoje në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “bashkë me investitorë amerikanë, do të forcojmë bizneset dhe do të zhvillojmë shtetin!”.

Ai gjatë vizitës në Brezxovicë ka thënë se kishte një bisedë të mirë me disa nga skitarët, për kushtet që janë këtu dhe për nevojën që ka kjo qendër për ta revitalizuar plotësisht.

“Marrëveshja e Uashingtonit do të konkretizohet dhe Brezovica do të bëhet qendër ndërkombëtare e skijimit”, ka shkruar Hoti./Telegrafi/

Exit mobile version