Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë të enjtes ka zhvilluar një bisedë me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ku ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Këtë e bëri të ditur vet Hoti teksa bisedën me Lajçak e konsideroi të frytshme.
Në një postim në Twitter, kreu i Ekzekutivit vendor ka dhënë detaje nga biseda me diplomatin sllovak.
“Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke”, shkruan shkurt Hoti. /Telegrafi/
I just had a substantial and fruitfull discussion w @MiroslavLajcak, whom I thanked for his commitment in the dialogue. Kosovo remains committed to the dialogue process which should result in a legally binding agreement leading to mutual recognition. pic.twitter.com/UiTLFJVW01
— Avdullah Hoti (@Avdullah) October 1, 2020