Telegrafi

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 shtatori.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Postimi i plotë:

Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor.

Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional. /Telegrafi/