Ministri i Financave, Avdullah Hoti, po e përkrah protestën që po bëhet në Mushtisht të Suharekës.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se po protestohet me të drejtë por protesta duhet të jetë paqësore.
Postimi i plotë i ministrit Hoti:
“Ne Mushtisht me te drejte protestohet, por protesta duhet te jete paqesore. Nje proteste paqesore u dergon mesazh te qarte miqve te Kosoves se pavarur se krimet sa me pare duhet te zbardhen, kryesit e krimeve te denohen dhe te kete kerkim falje. Nje proteste paqesore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve” (sic), ka shkruar Hoti.