Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, e ka ftuar Partinë Demoratike të Kosovës në debat publik për t`i shpjeguar se si do ta bëjë ai buxhetin 5 miliardë eurosh brenda një mandati.
Nga Gjilani ai ka thënë se në kohën sa ka qenë ministër i finanacave në plotfuqi i janë dashur javë të tëra për ta bindur PDK-në se buxheti për sivjet do të jetë 2 miliardë euro.
Sipas tij, partneri i koalicionit nuk ka pasur ide për zhvillim ekonomik.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend do të mbahen më 11 qershor.