Site icon Telegrafi

Hoti dhe Pfandler bisedojnë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kurtuazie ambasadorin e ri austriak në Prishtinë Gernot Pfandler, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në këtë takim njoftues, ministri Hoti e njoftoi Ambasadorin Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes si dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Ministri Avdullah Hoti falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e përhershme që shteti i Austrisë i ka dhënë Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të  bashkëpunimit ndër institucional.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler, e falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen  bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik. /Telegrafi/

 

Exit mobile version