Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti theksoi se sot me përfaqësues të Sindikatës së Arsimit kanë folur rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishin me kryetarët e komunave.
Lexoni të plotë postimin:
“Sot, me Kryetarin e SBASHK-ut, z.Rrahman Jashari, u dakorduam për komunikim të vazhdueshëm lidhur me përgatitjet që po bëjmë për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ministri Likaj dhe ekipi i tij janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme pas konsultimit të gjerë që kishim me kryetarët e komunave.
Vendimi final për mënyrën e organizimit të mësimit do të merret duke pasur parasysh konsideratat për sigurim të cilësinë në mësim, por mbi të gjitha shëndetin e nxënësve, stafit mësimdhënës dhe stafit tjetër mbështetës”. /Telegrafi/