Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Michele Risi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, veçanërisht për situatën e sigurisë.
Në këtë takim, kryeministri Hoti falënderoi komandantin Risi për punën e jashtëzakonshme të KFOR-it gjatë këtyre 21 vjetëve të pranisë në Kosovë, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë.
Hoti e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, për zhvillimet e përgjithshme në vend, angazhimin e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/