Site icon Telegrafi

Hoti: Deklarata e Hazirit për mbështetjen e Thaçit, qëndrim personal i tij e jo i LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK-ja mbetet kundër përfaqësimit të presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Hoti ka thënë se qëndrimi i nënkryetarit të partisë, Lutfi Haziri i cili ka deklaruar se është pro presidentit Thaçi për kryenegociator me Serbinë, është qëndrim i tij dhe nuk e përfaqëson qëndrimin e LDK-së.

“Nuk mendoj se Haziri ka thënë ashtu. Por, nëse po, atëherë nuk do të përfaqësonte qëndrimin e LDK-së, por do të ishte vetëm një deklaratë e një anëtari të LDK-së”, ka thënë Hoti.

Mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti mbështet presidentin Hashim Thaçi që të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Haziri tha se nuk dëshirojnë që të krijohet precedent i refuzimit të përfaqësimit nga institucionet. /Telegrafi/

Exit mobile version