Site icon Telegrafi

Hoti: Deklarata e 2 Korrikut, akt themeltarë për historinë e re të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot një grup delegatësh, të cilët më 2 korrik 1990, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan Deklaratën Kushtetuese, e cila shënoi hapin e parë institucional në procesin e gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Hoti me këtë rast ka uruar 30 vjetorin e deklaratës së 2 Korrikut 1990.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se miratimi i kësaj deklarate ishte akt themeltar për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!
Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar! /Telegrafi/

Exit mobile version