Site icon Telegrafi

Hoti: Buxheti i vitit 2017, do të jetë 2 miliardë euro

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në emisionin “Info Box” të TV Dukagjini, tha se nga prilli i këtij viti kanë filluar përgatitjet për projektbuxhetin e vitit 2016.

Ai ka theksuar se më buxhetin e ri pritet që të adresohen objektivat e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, Qeveria ka bërë punë të mirë sa i përket harmonizimit të mundësive dhe objektivave zhvillimore.

“22 milionë euro do të këtë rritje për sektorin e çështjeve sociale – hyjnë subvencionet, ndihmat i tërë spektri i skemës sociale. 463 milionë euro do të dedikohen për investime kapitale, ku 80 për qind e projekteve janë që kanë qenë edhe më herë, do të thotë janë në vijim e sipër, ndërsa pjesa prej 20 për qind i dedikohet projekteve të reja – kryesisht disa rrugë të reja regjionale”, ka thënë Hoti.

Ai është treguar mjaft optimist, duke theksuar se buxheti i vitit 2017, do të jetë 2 miliardë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version