Site icon Telegrafi

Hoti: Brenda LDK-së janë disa emra për kandidat për kryeministër

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk kanë vendosur për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.

I pyetur nga gazetarët se a do të jetë sërish ai kandidat, Hoti u shpreh se brenda LDK-së nuk është vetëm një emër për këtë pozitë por disa të tillë.

“Nuk mund të them, ende jemi duke zhvilluar biseda brenda LDK-së. E mira është që brenda LDK-së nuk ka vetëm një emër por ka disa emra që secili është më i mirë se tjetri që mund ti prij kësaj gare”, u shpreh Hoti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri në detyrë më tej u shpreh optimist se LDK-ja do të dalë fituese në këto zgjedhje, duke thënë se janë favorit falë punës që ka bërë kjo qeveri.

“Do të kem një paraqitje nesër ose pasnesër për të treguar punën e kësaj qeverie. Unë besoj që qytetarët do ta vlerësojnë këtë punë që kemi bërë dhe jam i bindur që jemi favorit për të fituar këto zgjedhje. Tani fjalën e ka sovrani dhe jo fjalët në ajër”, tha Hoti.

Hoti këto komente i bëri gjatë vizitës së tij në Krushë të Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version