Në kuadër të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit dhe krijimit të një klime sa më të mirë për bizneset, Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës, kanë marrë pjesë në Tryezën me bizneset e komunës së Gjakovës, të organizuar nga Oda Ekonomike të Kosovës .
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Gjakovës, Ministri Avdullah Hoti ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në përmirësimin e mëtejmë të bazës rregullative dhe ligjore për të ofruar lehtësira në të bërit biznes, me theks të veçantë për kompanitë prodhuese të cilat janë promotorë të punësimit të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Ministri Avdullah Hoti me këtë rast prezantoi para përfaqësuesve të bizneseve Pakon e re fiskale 2.0, si dhe efektet e pakos së parë fiskale ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e bizneseve në vend, me theks të veçantë të bizneseve prodhuese.
“Në bashkëpunim me komunitetit e biznesit po krijojmë klimë të favorshme për biznese. Në vazhdim të këtyre politikave zhvillimore Ministria e Financave është në finalizim të Pakos së dytë fiskale e cila do të përmirësoj edhe më tutje klimën e të bërit biznes në Kosovë”, shtoi ministri Hoti.
Sipas, ministrit Avdullah Hoti Pako e re Fiskale 2.0, është në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, si dhe në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ministri Avdullah Hoti shfrytëzoi rastin që të falënderoj Odën Ekonomike të Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesit tjerë të komunitetit të biznesit, për bashkëpunimin dhe për kontributin e tyre gjatë procesit të diskutimeve të Qeverisë për hartimin e politikave fiskale dhe politikave të tjera ekonomike dhe zhvillimore në vend.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu duke falënderuar ministrin Avdullah Hoti dhe institucionin që ai udhëheqë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në diskutimin për përmirësimin e politikave ekonomike dhe fiskale në vend, ai tha se është kënaqësi të punosh dhe të bashkëpunosh me Ministrin Avdullah Hoti, i cili me një përkushtim shumë të madh po bën çdo gjë që është e mundur që bizneset të kenë trajtim të barabartë në ushtrimin e veprimtarive të tyre, si dhe në lehtësimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë.
Ai gjithashtu theksoi se pret që efektet pozitive nga pako e dytë fiskale të jenë edhe më të mëdha sesa edhe pako e parë fiskale.
“Vitet 2016 dhe 2017 janë vite ku ka dominua partneriteti publiko- privat dhe të njëjtën kohë si rrjedhojë e një partneriteti të tillë jemi sot ata që kemi pakon fiskale numër 1 dhe jemi duke avancuar përmes këtij dialogu për ta kompletuar pakon fiskale numër 2 që të dyja këto janë objektiva tona që të krijohet një ambient më i favorshëm për të bërë biznes e në veçanti për të mbështetur sektorin privat”, shtoi kryetari i OEK Safet Gërxhaliu.
Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve të komunës së Gjakovës e vlerësuan lartë gatishmërinë e Ministrit Avdullah Hoti për të diskutuar me bizneset me qëllim të krijimit të kushteve më të mira dhe lehtësimit për të bërë biznes. Ata gjithashtu diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre biznesore.
KOSID gjithashtu ua ka përcjellë Bordit të ZRRE-së analizën e publikuar në të cilën identifikohen ndikimet që struktura e re e propozuar do të ketë për konsumatorët më të ndjeshëm të shoqërisë. Analiza gjithashtu përmban rekomandime konkrete për ZRRE-në. /Telegrafi/