Site icon Telegrafi

Hoti: Askush nuk ka humbur, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë pa shkuar vendi në zgjedhje.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk ka humbur.

Ai ka theksuar se do të punojë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.

“Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët. Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”. /Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij në Facebook:

Exit mobile version