Site icon Telegrafi

​Hoti arsyeton shtyrjen e mbledhjes së dy qeverive: Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë

Pas njoftimit mbrëmë se mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për javën e parë të tetorit për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk ka ndonjë arsye tjetër për këtë vendim dhe se agjendën e qeverisë e cakton vetëm ai.

Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media ka folur edhe për marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe mini-Shengenin.

Ai tha se seanca e nesërme në Kuvend, ku në rend dite do të jetë edhe Ligji për rimëkëmbje ekonomike, është e një rëndësie të madhe dhe sipas tij, andaj sipas tij kabineti qeveritar duhet të jetë prezent.

“Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë, askush tjetër, nuk ka asnjë arsye tjetër. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme e Kuvendit të Kosovës ku kabineti qeveritar duhet të jetë prezent, në mesin e shumë pikave është ligji për rimëkëmbje ekonomike, ku janë rreth 400 milionë euro që mund të përfitojnë qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Andaj sipas Hotit, kabineti qeveritar duhet të jetë prezent në seancë për të çuar përpara këtë ligj. Gjithashtu tha se në numrin e marrëveshjeve që pritet t’i nënshkruajnë në mbledhjen e dy qeverive, është edhe ajo për linjën hekurudhore që lidh Prishtinën me Durrësin.

Exit mobile version