Site icon Telegrafi

Hoti: 23 milionë euro janë shtuar për pensione

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë sot se Ministria të cilën e drejton ka shtuar 23 milionë euro për fondet e pensioneve, dhe se tani i mbetet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Socialë që të ti përcaktojë kriteret për përfituesit.

Në një konferencë për media së bashku me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, Ministro Hoti ka thënë se Kosova ka 40 mijë pensionistë kontributdhënës me 140 euro në muaj dhe ka folur edhe për Ligjin për Skemat Pensionale.

Më herët gjatë kësaj konference, ministri Hoti njoftoi se sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, rritja ekonomike gjatë këtij viti do të jetë 3.8 për qind, duke parashikuar se kjo rritje të arrijë në 4 për qind gjatë vitit të ardhshëm. /Gazeta Fjala/Telegrafi

Exit mobile version