Telegrafi

Hoteli i parë në botë i konvertuar në spital për të mbajtur pacientë me COVID-19

Pamje nga hoteli në Spanjë i cili është konvertuar në spital për tu përkujdesur për pacientët me coronavirus.

Hotel Plaza në Barcelonë, ka shërbyer për shumë pacientë që ishin infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Spanja ka pasur më shumë se 220,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe mbi 26,000 vdekje të raportuara deri më tani.

 

Gjithashtu shfaqen pamje të infermierëve në korridoret e hotelit të cilët kujdeseshin për pacientët e infektuar.

Por tashmë siç tregojnë edhe pamjet ky hotel tashmë ka nisur të zbrazet, për të mos thënë se është zbrazur i tëri.

Një kamion i madh me cisternë siguron oksigjenin për pacientët e hotelit përmes një sistemi tubacioni gjatë pandemisë së  coronavirusit. /Telegrafi/