Site icon Telegrafi

Horror në Tiranë, qytetarët gjejnë të varur një person në pemë

Qytetarët e Tiranës janë tmerruar mëngjesin e sotëm, pasi në parkun e Liqenit në Tiranë, kanë gjetur një person të varur në pemë. Mësohet se viktima i përket moshës 35-40 vjeç dhe se dyshohet të jetë vetëvarur, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

“Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version