Site icon Telegrafi

Hormoni i stresit bllokon të mbajturit mend

Ata ka theksuar se kortizoli prodhohet në organizëm kur personi frikësohet.

“Personi ka mësuar materien, mirëpo, për shkak të stresit, ka problem që ta rikujtojë atë që e ka mësuar. Kur përfundon provimi, personi relaksohet, niveli i hormoneve normalizohet dhe përnjëherë studentit i kujtohet çdo gjë”, thonë shkencëtarët zviceran.

Kortisoli është një hormon-steroid që ndihmon trupin t’i përgjigjet stresit. Nganjëherë quhet “hormon i stresit”. Kjo për shkak se nivelet e kortizolit në trupin tuaj, goditen gjatë kohës së stresit të lartë.

Ai është me rëndësi jetike për mbijetesën e njeriut, duke i ndihmuar njerëzit që të qëndrojnë vigjilentë kur rreziku shfaqet dhe të mendojnë shpejt, kur vendimet e mira nevojiten shpejt.

Kortizoli nuk është i dëmshëm në doza të moderuara, madje edhe ngritjet e nivelit të tij në raste të stresit janë kryesisht të padëmshme dhe pjesë e gjendjes normale njerëzore.

Por periudha të gjata të ngritjes së kortizolit – qoftë për shkak të ankthit, depresionit apo stresit kronik nga një varg i disa ngjarjeve shqetësuese të jetës – janë të dëmshme për trupin.

Niveli i lartë i këtij hormoni të rëndësishëm mund ta dobësojnë sistemin imunitar dhe t’i dobësojë muskujt, eshtrat dhe indet lidhëse. Rritja e kortizolit gjithashtu është lidhur me shtimin në peshë dhe presionin e lartë të gjakut.

Dhe, siç e kanë demonstruar hulumtuesit nga Universiteti i Iowës së fundi, ai shkakton po ashtu edhe humbje të kujtesës afatshkurtër.

“Hormonet e stresit janë një mekanizëm për të cilin besojmë se çon në erozion të trurit,” tha bashkautori Jason Radley, profesor i psikologjisë në Universitetin e Iowës.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk është lajm i keq për ata që po plaken. Më herët këtë vit, një tjetër studim tregoi se vetëbesimi i lartë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit dhe shmangien e pasojave negative shëndetësore të hormonit tek të moshuarit. /Telegrafi/

Exit mobile version