Site icon Telegrafi

Hoqi flamurin turk nga HEC-i i Mirditës, Molla: Jam shpallur “non grata” nga Turqia

Leon Moll, është një qytetar shqiptar i cili u shpall “non grata” nga Turqia dhe u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e Lezhës, pasi ishte organizatori i një proteste në vitin 2017, ku u hoq flamuri turk që ishte vendosur në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë.

Për “Euronews Albania”, Molla u shpreh se i jep të drejtë qytetarit i cili bëri të njëjtin veprim si ai ditën e djeshme në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku hoqi flamurin turk nga kulla e vrojtimit dhe e hodhi në det.

Gjithashtu, Molla bëri të ditur se është shpallur “non grata” edhe nga Serbia, për shkak të një interviste të dhënë nga ai në televizionin shtetëror kroat.

Lexo po ashtu U arrestua pasi hoqi flamurin turk, juristi: Nuk kishte vepër penale

“Për një akt të tillë, jam shpallur “non grata” nga Turqia dhe i dënuar nga Gjykata e Lezhës. Për mua është një turp dhe për rastin për djalin që ka hequr flamurin turk, i them një bravo të madhe, sepse aty nuk ka qenë institucion. Kemi komunitetin shqiptar në Turqi, ku shteti turk nuk ia lejon të valëvisë flamurin shqiptar, nuk kanë hapur një shkollë shqipe”, tha ai.

“Ndërsa, në Shqipëri në çdo vend, në çdo institucion ku nuk i përket të valëvitet flamuri turk, e vendosin. Motivacioni? Thjesht shteti francez më ka treguar që ju nuk keni të drejtë të shkoni në Turqi. Para 4 muajve, më ka ardhur i njëjti dokument, por ndryshe nga ai turk, ju nuk keni të drejtë të shkelni në territorin e Serbisë, për shkak të interviste që kam dhënë në televizionin shtetëror kroat”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e shtetit turk nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det. /Euronews Albania/

Exit mobile version